Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 16:53
Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

Në fokus të takimit të udhëhequr nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ishte vlerësimi i reformave të deritanishme dhe nxitja e implementimit të tyre, si parakusht për përfitimin e mbështetjes financiare në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Sipas Komisionit Evropian, Plani i Rritjes synon të afrojë vendet e rajonit me Tregun e Përbashkët Evropian, përmes integrimit ekonomik dhe reformave strukturore. Deri më tani, katër vende, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, kanë përfituar parapagimet nga mekanizmi i quajtur Reform & Growth Facility, si rezultat i avancimit me agjendat përkatëse të reformës.

Ndërkohë, Kosova ende nuk i ka siguruar këto fonde.

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të përshpejtojnë procedurat për miratimin e marrëveshjes për këtë instrument dhe marrëveshjen për hua.

Kjo kërkon një Kuvend të konstituuar dhe funksional, gjë që aktualisht mbetet e pamundur për shkak të krizës institucionale.

“Komisioni inkurajon Kosovën të përshpejtojë procesin e miratimit për vënien në fuqi të Marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe të Marrëveshjes për Hua, për të zhbllokuar parapagimin”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Kosova, nëse arrin t’i plotësojë kushtet, mund të përfitojë rreth 60 milionë euro vetëm në fazën e parë të këtij instrumenti.

Komisionerja Kos theksoi se Plani kërkon udhëheqje të qëndrueshme politike dhe angazhim të vazhdueshëm për të arritur rezultate të dukshme në terren.

“Ky instrument ka nevojë për drejtim të fortë politik për të siguruar zbatim të shpejtë dhe të plotë. Vetëm kështu partnerët tanë do të përshpejtojnë rritjen dhe do të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh ajo.

Liderët rajonalë u dakorduan që të takohen sërish në vjeshtë, për të ndjekur përparimin dhe për të ruajtur vrullin politik pas zbatimit të Planit.

Ndërkohë sot sërish parlamenti kapi dështimin e 40-të me radhë të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Laptopi merr flakë gjatë fluturimit, pesë pasagjerë dyshohet se u dogjën
  • 16:27Java e ardhshme me temperatura të larta, të premten mbërrijnë në 36 gradë
  • 16:06Arrestohen dy ‘dilerë’ në Tiranë, po transportonin mbi 5 kg drogë drejt Durrësit
  • 15:59Gjini: Dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve
  • 15:50RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu