“Sa herë në Kosovë ka aksion a veprim kundër Serbisë, agjentëve të saj dhe interesave të saj, gjendet patjetër një klloun a klloune nga LDK a PDK që të bëjë deklarime, veprime, deklarime kundër Kryeministrit Kurti. Kryesisht përdorin taktikën e njëjtë: trillojnë për korrupsion, e kryesisht për korrupsion të lidhur me Serbinë”, ka shkruar mes tjerash ajo në reagim.
Sa herë në Kosovë ka aksion a veprim kundër Serbisë, agjentëve të saj dhe interesave të saj, gjendet patjetër një klloun a klloune nga LDK a PDK që të bëjë deklarime, veprime, deklarime kundër Kryeministrit Kurti.
Kryesisht përdorin taktikën e njëjtë: trillojnë për korrupsion, e kryesisht për korrupsion të lidhur me Serbinë.
Sot e pati radhën një person që gjithë jetën ka jetuar në mes të korrupsionit, në mes të koncesioneve ndaj Serbisë, ka votuar çdo ligj e marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Po kurrë nuk ka treguar as pendim, as falje.
Tani është rreshtuar me ata që gjithë jetën kanë thithur si ushunjëza nga të mirat publike për interesat private. Përfshirë atë vetë, bashkëshortin e familjarët e tjerë.
Sot u kujtuan për “NOA”, kompaninë që shokë e mbështetës i ka vëllezërit e Hashim Thaçit, Sami Lushtakun e me radhë. Që është klient i KEDS/KESCO, pra LIMAK-ÇALIK, për të cilët pas 2013-s, kur e privatizuan rrjetin e distribucionit të KEK-ut, flitej në të gjithë Kosovën se ia jepnin “tallin” njerëzve të PDK-së, e deri te ish-Kryeministri i PDK-së, dhe që i kryenin bashkë veprimtaritë me Devollët derisa u bënë gati edhe me ia kaluar kompanitë në pronësi. Kjo praktikë vazhdoi edhe kur zonja në fjalë ishte Ministre e Tregtisë në qeverinë Thaçi – Mustafa.