Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Meta vendos kufizime të reja për përdorimin e Instagramit nga të miturit

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 14:49
Meta vendos kufizime të reja për përdorimin e Instagramit nga të miturit

Meta ka vendosur masa të reja për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në Instagram dhe Facebook. Sipas marrëveshjes së arritur me 48 shtete amerikane, përdoruesit nën 18 vjeç do të përballen me kufizime të reja në përdorimin e platformave.

Një nga masat kryesore është kufizimi i përdorimit në dy orë në ditë. Gjithashtu, Instagram dhe Facebook do të bllokojnë aksesin e të miturve nga mesnata deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Përveç kësaj, Meta do të fshehë numrin e pëlqimeve për përdoruesit e rinj, si pjesë e masave për të reduktuar ndikimin negativ të rrjeteve sociale tek adoleshentët.

Marrëveshja kap vlerën e rreth 18 miliardë dollarëve dhe pagesa do të bëhet gjatë një periudhe 10-vjeçare. Masat e reja do të zbatohen vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shumica e tyre do të qëndrojnë në fuqi për 10 vjet.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kufizimi i kohës nuk i zgjidh të gjitha problemet. Arturo Béjar, ish-drejtor i inxhinierisë në Meta, tha se mënyra se si platformat rekomandojnë përmbajtjen mund të ndikojë në krijimin e varësisë tek adoleshentët.

Sipas tij, edhe pasi të arrihet kufiri prej dy orësh, të rinjtë mund të ndiejnë presion për të vazhduar përdorimin e platformave.

Meta ka bërë të ditur se edhe të rriturit do të mund të aktivizojnë disa kufizime individuale, si përkujtuesit për kohën e kaluar në aplikacion, por nuk do të kenë qasje në të gjitha cilësimet e krijuara posaçërisht për adoleshentët, shkruan Euronews.

metarejakufizime

Të ngjashme

Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u ther në qafë

Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u ther në qafë

08:42
Elijona nuk mërzitet për Klodin, fotot e reja flasin shumë

Elijona nuk mërzitet për Klodin, fotot e reja flasin shumë

20:30

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Përplasja me BE-në për gjyqtarët serbë, ministrja Gërvalla: Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin
  • 20:58AKR propozon Behgjet Pacollin për President
  • 20:27Emrat për president, sekretë për partitë
  • 20:27Sherr me lopata në Korçë, dy persona përfundojnë në spital
  • 19:57E dhimbshme- Ky është kosovari që vdiq tragjikisht në Finland