Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mësimdhënësit bojkotojnë mësimin – shkak sjelljet e papërshtatshme të nxënësve

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 22:54
Mësimdhënësit bojkotojnë mësimin – shkak sjelljet e papërshtatshme të nxënësve

Një rast i dhunës në shkolla është parë në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë. Mësimdhënësi Abaz Kadriu ka regjistruar dhunë ndaj një nxënësi në ambientet e shkollës dhe në sy të nxënësve të tjerë. Kadriu u ndaluar për 48 orë nga policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë incident, Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve kanë njoftuar se më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 08:00, mësimdhënësit do të jenë të pranishëm në shkollë, por dy orët e para mësimore nuk do të zhvillohet mësim, për shkak të mbajtjes së një proteste.

Organizatorët e protestës bëjnë të ditur se qëllimi i saj është reagimi ndaj veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve. Sipas tyre, këto veprime cenojnë rëndë autoritetin profesional, sigurinë dhe dinjitetin e mësimdhënësve, si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në deklaratë theksohet se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen shqetësues që po shfaqet në shumë shkolla. Përmes kësaj proteste, palët synojnë të ngrisin zërin dhe të kërkojnë angazhim serioz institucional dhe shoqëror për parandalimin dhe trajtimin me përgjegjësi të këtyre rasteve.

Sipas njoftimit, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht pas përfundimit të dy orëve të para, përkatësisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt. Ndërkohë, ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor pa ndërprerje, sipas orarit të paraparë

mesimrrahje

Më shumë nga Lajme

  • 21:24Bajrami kërkon përgjegjësi për vdekjet në KEK: Inspektorati Qendror i Punës duhet ta rrisë mbikëqyrjen
  • 21:22Çka i tha Erdogani- Thaçit një ditë para shpalljes së pavarësisë
  • 21:20Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
  • 21:11Mashtroi një familje me bileta avioni, arrestohet personi përgjegjës i kompanisë
  • 21:11Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person