Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mesazhet në Whatsapp, Deliu-Kodra: Kurrë më shumë se në Qeverinë Kurti s’ka pasur korrupsion

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 08:41
Mesazhet në Whatsapp, Deliu-Kodra: Kurrë më shumë se në Qeverinë Kurti s’ka pasur korrupsion

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se në pesë vitet e fundit, përkatësisht gjatë Qeverisë Kurti, Kosova është karakterizuar nga numri më i madh i aferave korruptive.

Ajo përmendi disa raste që, sipas saj, e dëshmojnë këtë situatë, përfshirë aferën e rezervave shtetërore, çështjet që lidhen me energjinë elektrike, si dhe rastet e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

Deliu-Kodra akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se figura të rëndësishme të këtij subjekti politik janë përfshirë në këto afera.

Ish-deputetja tha gjithashtu se janë bërë emërime në institucione të rëndësishme përmes mesazheve telefonike, duke e cilësuar këtë si shkelje serioze të procedurave dhe të parimeve të shtetit ligjor.

“Unë kam qenë për mandate të tëra na Kuvendin e Kosovës dhe kam pasur rast të përcjellë të gjitha ato që i kemi parë secili. Asnjëherë më shumë se në mandatin e fundit nuk kemi pasur afera të njëpasnjëshme korruptive si me ato të rezervave shtetërore, si aferat me energji elektrike, ato të Martin Berishajt, Nagip Krasniqit e figura të rëndësishme të këtij subjekti politik [Lëvizja Vetëvendosje]. Pamë edhe mesazhet se si është vendosur në institucione të rëndësishme, të caktohen emra të kryeshefëve me një mesazh telefonik”, tha ish-deputetja e PDK-së në Rubikon.

Artane RizvanolliBlerta Deliu

Më shumë nga Lajme

  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar