Njëri nga të akuzuarit në vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, që ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, është duke u deklaruar para trupit gjykues.
Kokalla ka deklaruar se nuk e ka takuar as Naimin dhe as Granitin dhe se nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me ta, sa i përket aktakuzës.
“Policia më kërkoi të tregoja skenarin, më thanë je i akuzuari kryesor për rastin e Liridonës. Unë nuk e kam taku as Naimin as Granitin e as nuk kam bo kurrëfarë marrëveshje sa i përket aktakuzës”, ka thënë Kokalla.
Që në nisje të deklarimit, Kokalla e ka pohuar se është takuar disa herë me Granit Plavën dhe Naim Murselin.
Megjithatë, Kokalla mohoi se ka pasur ndonjë marrëveshje me Murselin dhe Plavën për të kryer vrasjen e Liridona Ademajt.
Po ashtu ai nuk e pranoi se është takuar me dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës.
