Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Merreshin me kontrabandë duhani, Dogana dhe Policia godasin dy pika në Ferizaj

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 15:13
Merreshin me kontrabandë duhani, Dogana dhe Policia godasin dy pika në Ferizaj

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas një pune disa javore dhe duke u bazuar në informacione operative–inteligjente, ka njoftuar se ka arritur të identifikojë dy lokacione të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrolleve të realizuara në këto lokacione, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, janë sekuestruar mallra si në vijim: në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar.

“Malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore. Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro.”, thuhet në njoftim.

“Task Forca thekson përkushtimin e saj për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë ilegale që dëmtojnë ekonominë e vendit dhe interesat e qytetarëve, duke riafirmuar vendosmërinë për të vepruar me efektivitet në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në territorin e Republikës së Kosovës.”, përfundon njoftimi.

Më shumë nga Lajme

  • 13:02​Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn, caktohen disa kandidatë për ekspertë të jashtëm
  • 12:44Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
  • 12:44“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
  • 12:41Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
  • 12:39NATO vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së