Nefail Maliqi i cili ka fyer heronjët e Kosovës, komandant Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit sipas dokumenteve të shërbimeve sekrete serbe, ai përmendet si bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror serb, transmeton DEMOS.
Kështu ka deklaruar mërgimtari nga Zvicra, Shaip Kadrijaj.
“Në këto dokumente, të datuara 13.02.1998, ai del se ka bashkëpunuar duke u dërguar organeve serbe materiale informuese, përfshirë edhe gazetën “Zëri i Kosovës”, të botuar nga LPK-ja në Zvicër, ku publikoheshin informacione për Fondin “Vendlindja Thërret”, fond i dedikuar mbështetjes së UÇK-së.”, shkroi mërgimtari.
Reagimi i plotë:
Kush është Nefail Maliqi dhe pse fyen Heronjtë e Kosovës?
Pas fyerjeve të rënda ndaj Herojve të Kosovës, Komandant Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit, me të drejtë shtrohet pyetja:
Kush është Nefail Maliqi dhe kujt i ka shërbyer ai?
Nefail Maliqi nuk është një emër i panjohur për strukturat e errëta të kohës së okupimit. Sipas dokumenteve të shërbimeve sekrete serbe, ai përmendet si bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror serb, i evidentuar me nofkën “Punëtori”.
Në këto dokumente, të datuara 13.02.1998, ai del se ka bashkëpunuar duke u dërguar organeve serbe materiale informuese, përfshirë edhe gazetën “Zëri i Kosovës”, të botuar nga LPK-ja në Zvicër, ku publikoheshin informacione për Fondin “Vendlindja Thërret”, fond i dedikuar mbështetjes së UÇK-së.
