Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm me presidenten Vjosa Osmani, e cila i ka ftuar subjektet politike për të diskutuar rreth caktimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se në ketë takim do të jetë kryetari i kësaj parti, Memli Krasniqi.

“Po, e kemi marrë ftesen dhe Kryetari merr pjesë”, tha ajo.