Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje tradicionale që mbledh liderë politikë, fetarë dhe institucionalë nga mbarë bota.

Në një postim publik, Krasniqi ka bërë të ditur se aktiviteti është mbajtur në praninë e Presidentit amerikan, Donald J. Trump, duke e cilësuar atë si një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët, në një kohë sfidash globale.