Meksika ka transferuar edhe 37 të dyshuar për lidhje me kartelet e drogës në Shtetet e Bashkuara, njoftoi ministri i Sigurisë Omar García Harfuch, në një kohë tensionesh në rritje me Uashingtonin dhe kërcënimesh nga presidenti amerikan Donald Trump për sulme tokësore kundër karteleve.
Ky është transferimi i tretë i madh brenda një viti dhe çon në 92 numrin total të personave të dërguar në SHBA gjatë administratës aktuale. Të dyshuarit u transportuan me avionë ushtarakë drejt disa qyteteve amerikane, përfshirë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe San Diegon, shkruan AlJazeera transmeton Klankosova.tv.
