Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook, bën thirrje që të mos përdoren etiketimet si ‘argat i Serbisë’, ‘tradhtar’, etj.
“I njoh të gjithë liderët e partive shqiptare askush prej jush nuk është kundër Republikës, kundër kombit tonë apo kundër interesit të Kosovës. Këto gjuhë nuk na forcojnë, vetëm na dobësojnë”, shkruan Mehaj.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar udhëheqës politik të Kosovës,
Para nesh po vijnë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe zgjedhja e Presidentit dy procese kyçe që do të përcaktojnë drejtimin e shtetit për vitet e ardhshme. Ky është një moment i ndjeshëm për Kosovën, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Pikërisht tani, vendi ka nevojë për qetësi, maturi dhe bashkëpunim, jo për përçarje e fjalë të pavërteta.
Kosovës nuk i shërbejnë etiketimet e ulëta si “argat i Serbisë”, “tradhtar”, “në interes të Rusisë”, “hajn e jo luftëtar”, “jo atdhetar apo shkatrus”. I njoh të gjithë liderët e partive shqiptare askush prej jush nuk është kundër Republikës, kundër kombit tonë apo kundër interesit të Kosovës. Këto gjuhë nuk na forcojnë, vetëm na dobësojnë.
Inati personal, luftërat e kota politike dhe përplasjet e panevojshme nuk mund të vendosen mbi interesin e shtetit. Inati nuk mund të jetë më i madh se vlera e Kosovës, e popullit tonë dhe e së ardhmes së vendit. Sa herë humbim kohë duke u grindur mes vete, vetëm ata që se duan Kosovën të fortë përfitojnë.
Thirrja ime e sinqertë për të gjithë ju është kjo:
