Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon publikimin e rezultateve që kandidatët për deputetë kanë marrë deri më tani në garën për tu bërë deputet.
Jashtë jo vetëm 10-shës por edhe top 20-shës më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje momentalisht është Mefail Bajqinovci, i cili është njëri ndër anëtarët më të komentuar të kësaj partie.
Kësisoj, në përditësimin e fundit të bërë, të orës 14:30, nga 28,10% të votave të numëruara, Bajqinovci rënditet i 17-ti me 4 mijë e 891 vota, teksa para tij qëndron më mirë bashkëpartiakja tjetër po ashtu shumë e komentuar, Edona Llalloshi me 5 mijë e 477 vota.
