Një segment i papërfunduar i autostradës Shkup-Bllacë ishte fatal për tre kosovarët që vdiqën në aksident, pranë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat.
“Autostrada e pa përfunduar, pra dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup-Bllacë doli për herë të parë të jetë tragjik për një familje nga Kosova ku tre anëtarë me veturë të tipit Mercedes humbën kontrollin dhe ranë poshtë kësaj gremine me të përfunduar në fund të rrugës. Kjo rrugë edhe në pjesën e epërme edhe në fillim kur kyçemi në autostradë nuk ka asnjë shenjë përmes së cilës nënkuptohet se është e ndaluar hyrja. Dhe kështu vetura pa asnjë informacion, me shpejtësi të lartë ka përfunduar në këtë greminë dhe tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën, ku ka përfunduar në këtë pjesë të rrugës e cila çon për në Bllacë”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.
Ndonëse infrastruktura është e re, autostrada ende e pa përfunduar nuk ka asnjë sinjalistikë ndriçuese e cila ndalon lëvizjen në këtë zonë. E njëjta thjeshtë përfundon me një sasi të madhe gurësh por në kushte nate, të njëjtat nuk shihen. Automjeti është vërejtur dhe raportuar nga një banor i Bllacës, zyrtar policor me iniciale M.L. Ai bashkë me bashkëfshatarët kishin dalë në kërkim pasi kishin lexuar lajmet në rrjetet sociale.
