Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Më thirri me një numër tjetër”, flet dëshmitari të cilin Naimi e thirri në telefon të parin pas vrasjes së Liridonës

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 11:07
“Më thirri me një numër tjetër”, flet dëshmitari të cilin Naimi e thirri në telefon të parin pas vrasjes së Liridonës

Është duke vazhduar seanca në rastin e Liridona Ademajt, ku dëshminë e tij në seancë po e vazhdon Valon Lluka.

Lluka është person i parë që Naim Murseli e kontaktoi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Dëshmitari Lluka me këtë rast iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.

Prokuroria: “A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?”

Dëshmitari: “Po.”

Prokuroria: “A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret”:

Dëshmitari: “Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet”.

Prokuroria: “A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?”

Dëshmitari: “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”.

Prokuroria: “Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret”?

Dëshmitari: “Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimi”. “Çele, çele,çele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.

Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”.

Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.

“Kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pyet a ka vdekur dikush dhe jam larguar, se nuk na lanë të ofrohen. Më ka thirrë një polic e më ka thënë, Naimi është mirë dhe fëmijët janë mirë”

Më ka thirrë një polic më ka thënë eja se dojmë me ja kumtuar lajmin Naimit që ka vdekur Liridona, e ta ketë dikë afër. Por, kur shkova veç ia kishin kumtuar vdekjen e Liridonës. Shkova atje dhe më pas erdhën familja e Liridonës e aty u preka”, ka thënë Lluka.

Naim Murseli

Më shumë nga Lajme

  • 18:49U ndëshkua pasi zbuloi se vagonat u renovuan në Serbi, flet punëtori i Trainkos: “Jam nip dëshmori, djalë veterani – më ka dhimtë pse me shku vagonat tanë në Serbi…”
  • 18:48Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guerot
  • 18:47Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
  • 18:47Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi
  • 18:46Zhvillimet e fundit, Aleanca thërret mbledhjen e kryesisë dhe konferencë për media