Egzona Pacolli nga LDK-ja ka reaguar publikisht pasi ka bërë të ditur se Faton Peci e ka paditur për deklaratën “jeni hajna”.
Pacolli ka thënë se qëndron prapa kritikës së saj, duke e akuzuar Pecin se po përdor padinë për ta frikësuar dhe për t’ia mbyllur gojën.
"Faton Peci më paska paditur pse kam thënë “jeni hajna”. Edhe Gjykata shpejt paska reaguar! Sikur kaq shpejt të trajtoheshin edhe dyshimet për keqpërdorime ndaj tij dhe kompanisë së VV-së! Kritikës sime i qëndroj prapa. Faton, me padi s’më tut e as gojën s’ma mbyll! Shihemi në Gjykatë", shkroi Pacolli.
Kësaj deklarate nuk e la pa i reaguar vëllai i Faton Pecit, njëherëshi edhe deputeti i VV-së, Valon Peci.


