Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 20:08
“Më mirë mos të kishe folur fare”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbanës pas reagimit për protestat

Reagimi i parë publik i Arbana Osmanit për protestat që po tronditin Shqipërinë nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e ndjekësve të saj!

Moderatorja e njohur ka thyer heshtjen pas disa ditësh protestash studentore dhe përplasjesh me policinë, por në vend të mirëkuptimit, është përballur me një valë komentesh kritike, ku shumë qytetarë e akuzojnë se është kujtuar tepër vonë për të ngritur zërin.

Përmes një postimi në Instagram, Arbana shpjegoi se kishte zgjedhur të mos reagonte menjëherë, pasi fillimisht dëshironte të kuptonte më mirë situatën.

“Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”, shkroi ajo, duke shtuar se ngjarjet në Shqipëri nuk janë një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani apo një mundësi për të mbledhur pëlqime në Instagram.

Si nënë e tre fëmijëve, moderatorja shprehu shqetësimin për të rinjtë që po përballen me dhunë, por edhe për dëmet e shkaktuara në kryeqytet.

Në fund, ajo iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama me mesazhin: “Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje”.

Por pikërisht shpjegimi i saj për heshtjen disaditore duket se ka nxitur reagimet më të ashpra.

“Më mirë mos të kishe folur fare!”, shkroi një ndjekëse, ndërsa një tjetër komentoi: “Po shumë herët reagove, o Bana”.

Një koment tjetër, që mori qindra pëlqime, e kritikonte moderatoren për faktin se fëmijët e saj nuk përballen me të njëjtat vështirësi si shumë qytetarë të tjerë.

“Fëmijët e tu janë gjeografikisht në Shqipëri sepse shërbimet i marrin ndryshe. Fëmijët e tu nuk kanë nevojë të zvarriten nëpër spitalet shtetërore”, thuhej ndër të tjera në koment.

Nuk munguan as ironitë që lidhnin reagimin e saj të vonuar me karrierën televizive.

“E ke ngatërruar me suspancën e shpalljes së fituesit BBV, këtë reflektimin kaq të gjatë më duket!”, shkroi një tjetër komentues.

Edhe influenceri Johny Dega iu bashkua kritikave, duke i shkruar: “Shumë herët u kujtove, marrë parasysh që populli shqiptar të bëri milionere”.

Të tjerë ngritën pikëpyetje për kohën e reagimit, duke aluduar se Arbana dhe disa figura të tjera publike kishin vendosur të flisnin vetëm pasi protestat morën përmasa më të mëdha.

“Sa shumë kohë të është dashur për ta kuptuar një realitet që e vuajnë e gjithë Shqipëria çdo ditë?”, ishte një tjetër reagim.

Në mesin e komenteve pati edhe mbështetje për moderatoren, megjithatë kritikat dhe ironitë zunë një hapësirë të konsiderueshme në diskutimin poshtë postimit.

Në momentin e dokumentimit të reagimeve, postimi numëronte mbi 8 mijë pëlqime dhe mbi 300 komente, ndërsa komentimi shfaqej i kufizuar.

Kështu, përveç mesazhit të saj për ndalimin e dhunës dhe dëgjimin e qytetarëve, reagimi i Arbana Osmanit ka hapur edhe një debat tjetër: përgjegjësinë e figurave publike për të folur në kohë krizash dhe kufirin mes reflektimit e heshtjes. /Prive By LS

mirëkishefolur

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen telefonatave as të Policisë
  • 20:41Shokon nëna e protestuesit që u godit nga Policia: Nuk është student, u pagua për protestë
  • 20:40Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
  • 20:15Thirret protestë kundër Albin Kurtit
  • 20:14Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters