Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Me duar të mija i kam çel sa varre me këqyrë mos po e gjejë pahiri vëllaun tim”, rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 08:10
“Me duar të mija i kam çel sa varre me këqyrë mos po e gjejë pahiri vëllaun tim”, rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

Për 27 vite, fotografinë e vëllait e kishte kujtim të vetëm.

Sadik Koci nga Gjakova, për gati tri dekada, nuk dinte gjë, për fatin e vëllait Rasimit.

Ky i fundit, ishte arrestuar nga forcat serbe me 1 prill të vitit 1999, në afërsi të fshatit Osek Hylë të Gjakovës.

Kjo ishte edhe hera e fundit, kur Sadiku dëgjoi për të.

Për ta gjetur trupin e vëllait, Sadiku Koci thotë se nuk kishte lënë gur pa lëvizur.

Madje, për një gjurmë të tij, rrëfen se gërmoi me duar edhe në varreza.

“Fill mas rastit kemi shkua në varrezat, unë me duar të mija i kam çel sa varre me këqyrë mos po gjejë pahiri vellaun tim. Kjo ka qenë shumë e rëndë, nuk kish gjë më të vështirë se sa me hap një varrë e mos me dal vëllai yt por dikush tjetër”, thotw Sadik Koci.

Jetesa pa vëllanë ishte shumë e vështirë, edhe për faktin se Rasim Koci, prapa kishte lënë fëmijët jetimë.

“Shume të vështira se fëmijët i patë lënë të vegjël, shoqen të re ka qene një mungesë e madhe humbja e tij”, thotë ai.

E u desh të kalonin plot 27 vite pritje me ankth, që një lajm të arrinte në shtëpinë e familjes Koci.

Të martën u bë e ditur, se janë identifikuar mbetjet mortore të Rasim Kocit.

“E morëm lajmi diçka si shpresë edhe për neve edhe për ata njerëz që i kanë të zhdukur e një fije shpresë edhe atyre ju vjen e po vijka dita fatmirësisht që i kemi gjet eshtrat”, shprehet Sadik Koci.

Mbetjet mortore të Rasim Kocit familjes pritet që t’i dorëzohen të premten, kurse varrimi do të bëhet të shtunën, tek Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat.

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin