Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Me duar të lidhura, Igor Popoviq futet në Gjykatë

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 10:09
Me duar të lidhura, Igor Popoviq futet në Gjykatë

Është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq.

Ai u pa me duar të lidhura dhe nën përcjelljen e policisë.

Në këtë seancë dëgjimore pritet shqyrtimi i marrëveshjes për pranim të fajësisë së arritur mes të akuzuarit Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Më 5 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se kishte dorëzuar aktakuzën ndaj Popoviqit në këtë gjykatë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, duke treguar se zyrtari serb kishte pranuar fajësinë.

“I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, njoftoi Prokuroria.

Prokuroria e akuzon Popoviqin se me dashje dhe qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.

Gjatë atij fjalimi, Popoviq, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Ai ishte ndaluar po atë ditë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë.

Pas ndalimit policor prej 48-orësh, Popoviqit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij e apeloi vendimin, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e Themelores më 31 korrik.

Më shumë nga Lajme

  • 14:47Anija me emigrantë përmbytet në jug të Greqisë, 1 i vdekur dhe 20 të zhdukur
  • 14:45VLEN: Besojmë që Thaçi dhe të tjerët do të lirohen të mërkurën
  • 14:34Petkoviq i kërkon OSBE-së të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
  • 14:31Fillojnë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, votohen lokacionet për projektet strategjike
  • 14:18Hoxhaj: Lufta speciale kundër Kosovës duhet të marrë fund më 16 shtator