Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllja e “Vitës”, reagon LBK: Bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 19:38
Mbyllja e “Vitës”, reagon LBK: Bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj mbylljes së qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë së vendit, prodhimit vendor dhe klimës së të bërit biznes, pas vërsuljes së pushtetit të Albin Kurtit ndaj kompanisë.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, tha se “Vita” është një nga prodhuesit më të rëndësishëm vendorë, e cila sipas tij i posedon të gjitha certifikatat dhe i plotëson standardet e kërkuara për operim

“Mbyllja e Qumështores VITA nuk është vetëm çështje e një kompanie, por një goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës. Kur një prodhues që i plotëson standardet dhe posedon të gjitha certifikatat përballet me masa të tilla, dëmtohet besimi në institucionet dhe në klimën e të bërit biznes. Çdo ministër dhe zyrtar institucional duhet ta kuptojë se vendime të tilla nuk i bëjnë nder as institucioneve, as politikës dhe as Republikës së Kosovës”, ka shkruar Dreshaj në Facebook. Ai theksoi se pasojat e këtij vendimi nuk prekin vetëm kompaninë, por edhe qindra punëtorë, fermerë dhe furnizues që janë të lidhur me zinxhirin e prodhimit të qumështit.

“Mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë rrezikon qindra vende pune, dëmton fermerët dhe gjithë zinxhirin e furnizimit. Këto veprime po e dobësojnë prodhimin vendor, po rrezikojnë humbjen e tregjeve të brendshme dhe të jashtme dhe po krijojnë hapësirë për rritjen e importeve në vend të mbështetjes së prodhuesve tanë”, u shpreh ai. Sipas Dreshajt, zhvillime të tilla përbëjnë një sinjal negativ edhe për investitorët vendorë dhe të huaj, duke cenuar stabilitetin ekonomik dhe besimin në mjedisin e biznesit në Kosovë.

“Institucionet duhet ta kuptojnë qartë: bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike apo vendimesh që shkatërrojnë prodhimin vendor. Kosova nuk ndërtohet duke i mbyllur fabrikat, por duke i mbrojtur ato. Sundimi i ligjit – PO Por jo selektivitet, jo presion dhe jo vendime që shkatërrojnë ekonominë Mjaft më me qasje që dëmtojnë prodhuesit vendorë dhe klimën e biznesit në vend”, theksoi kryetari i LBK-së. Në fund, Dreshaj bëri të ditur se Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të prodhuesve vendorë, vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke u bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të ekonomisë së Kosovës.

Lbk

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales
  • 09:25Hajdutët hyjnë në një banesë në Prishtinë, grabisin para dhe stoli ari
  • 09:24Dëmtoi laurën e parkingut në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari
  • 08:46Vrasje në tentativë në Skenderaj