Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

GD
Gazeta Demos10 maj 2026 në 20:03
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Mirash- Bardhdhe anasjelltas do të mbyllet për qarkullim për një periudhë disa ditore, duke filluar nga e hëna.

Sipas njoftimit në Facebook, mbyllja e rrugës vjen si rezultat i fillimit të fazës së asfaltimit të këtij aksi, pas përfundimit të punimeve bazike me zhavorr në segmentin prej rreth 6.3 kilometrash.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi do të ndalohet në të dy drejtimet, si për automjetet e KEK-ut, ashtu edhe për automjetet e qytetarëve dhe autobusët e transportit të punëtorëve.

“KEK do të njoftojë me kohë opinionin dhe qytetarët sapo të krijohen kushtet për qarkullim të sigurt dhe rikthim të plotë të trafikut në këtë aks rrugor. Gjatë kësaj periudhe, KEK i inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim të shmangies së vonesave dhe lehtësimit të zhvillimit të punimeve”.

“Aksi rrugor Mirash – Bardh paraqet një investim me rëndësi të madhe strategjike, duke qenë një rrugë jetike për funksionimin dhe operimet e Korporatës Energjetike të Kosovës, por njëkohësisht edhe një lehtësim i konsiderueshëm për komunitetin dhe qytetarët e zonës përreth. Përmes këtij projekti, KEK po vazhdon përkushtimin për përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira si për operimet e korporatës, ashtu edhe për qytetarët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KEK-ut

Kek

Më shumë nga Lajme

  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre
  • 10:28Konjufca: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
  • 10:28Rrahje dhe të shtëna me armë në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona
  • 10:13Politikani ukrainas godet Zelenskyn: Kosova e ndihmoi Ukrainën, por ju ia kthyet me shuplakë
  • 10:12Gjakovë: Gjendet mjet i pashpërthyer, policia siguron vendin e ngjarjes