Serbia doli sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat mund të rezultojnë si prova më e rëndësishme për administratën e Aleksandar Vuçiq në 14 vjetët e fundit.
Për herë të parë, blloku i tij përballet me një sfidë serioze nga një forcë politike që lindi prej protestave studentore, pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, një tragjedi në nëntor 2024 që u mori jetën 16 personave.
Tetëmbëdhjetë lista garojnë për 250 ulëse në Parlament, në mesin e tyre edhe Koalicioni Shqiptar nga Lugina e Preshevës me numrin 17.
Sipas parashikimeve të Ipsos dhe CeSID, 67,6 për qind e votuesve kishin votuar deri në orën 19:00. Në zgjedhjet e mëparshme, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00 ishte 55,9 për qind.




