Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbrojtja kërkon lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi pas shtyrjes së aktgjykimit

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 12:57
Mbrojtja kërkon lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi pas shtyrjes së aktgjykimit

Tani kur shpallja e aktgjykimit për krerët e UÇK-së është shtyrë edhe për dy muaj të tjerë, për më 16 shtator, mbrojtja ka kërkuar që Kadri Veseli të lirohet nga paraburgimi deri në deklarimin e vendimit.

Për avokatët, në një kërkesë drejtuar panelit të gjyqtarëve , rrethanat kanë ndryshuar dukshëm dhe nuk arsyetohet më qëndrimi në paraburgim.

“Edhe pse arsyetimi i dhënë për zgjatjen u bazua në vëllimin dhe kompleksitetin e çështjes, kjo po ashtu kërkon konsideratë të përtërirë nëse paraburgimi i vazhdueshëm mbetet i nevojshëm dhe proporcional në këto rrethana të jashtëzakonshme. Madje edhe kur një vendim për shtyrjen e datës së Aktgjykimit është i arsyetuar, konkluzioni se edhe paraburgimi i të Akuzuarit mbetet i arsyetuar nuk vlen domosdoshmërisht”, shkruan mbrojtja.

Për më tepër, avokati i Veselit, Rodney Dixon, shkruan se një vazhdim i paraburgimit në këto rrethana është cenim i të drejtës për liri dhe gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor.

“Në Urdhrin e parë që zgjaste afatin për shpalljen e Aktgjykimit deri më 20 korrik 2026, Trupi Gjykues konstatoi se ‘në dritën e rrethanave të çështjes, Trupi Gjykues është i bindur se një zgjatje prej 60 ditësh nuk do t’i shkaktojë dëmton të Akuzuarit’”, shkruan Dixon.

“Megjithatë, zgjatja aktuale e ndryshon rrënjësisht këtë vlerësim dhe dëmton drejtpërdrejt të drejtën e z. Veseli për liri sipas Nenit 5(1) dhe të drejtën e tij për gjykim brenda një afati të arsyeshëm sipas Nenit 5(3) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Dixon thotë se vazhdimi i qëndrimit në paraburgim nënkupton se Veseli do të kalonte 7 muaj në mbyllje pasi që procesi është mbyllur – duke bërë që në tërësi të bëhen pothuajse 6 vjet paraburgim.

Sipas avokatit, çështja e Prokurorisë tani është e mbyllur, të gjithë dëshmitarët e drejtpërdrejtë janë dëgjuar dhe të gjitha kërkesat për pranimin e provave me shkrim janë vendosur. Në këtë fazë, siç thotë Dixon, çdo mundësi për të ndërhyrë në proces është ulur ndjeshëm, dhe çdo rrezik i mbetur mund të adresohet në mënyrë adekuate përmes vendosjes së kushteve të duhura të lirimit.

Mbrojtja e Veselit ka thënë se edhe tribunale të tjera penale ndërkombëtare, në rrethana të ngjashme procedurale, e kanë rishqyrtuar nevojën e paraburgimit të vazhdueshëm.

“Një periudhë e shkurtër dhe e kufizuar lirimi në këtë rast nuk do të krijonte asnjë rrezik. Çdo rrezik i pretenduar mund të menaxhohet më se miri përmes vendosjes së kushteve të lirimit. Veseli e ka dëshmuar tashmë aftësinë e tij për t’u bërë ballë kushteve të rrepta të lirimit në tri raste kur iu mundësua lirimi për arsye humanitare. Pajtueshmëria e tij e plotë në secilin rast ofron një siguri të mëtejshme se çdo kusht i vendosur mund të zbatohet në mënyrë efektive”, përfundon mbrojtja.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait