Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbrojtja e Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 11:59
Mbrojtja e Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Mbrojtja e Jakup Krasniqit e ka njoftuar trupin gjykues në rastin në të cilin së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, se nuk do të mbështetet në dëshminë e një dëshmitari.

Emri i dëshmitarit është i redaktuar dhe është thënë se ata nuk do të dorëzojnë asnjë kërkesë sipas Rregullës 154 për dëshmitarin në fjalë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në pajtim me Rregullën 119 të Rregullave, dhe Urdhrin e Panelit të Dytë Gjyqësor, Mbrojtja e z. Jakup Krasniqi (“Mbrojtja”) njofton me këtë Panelin e Dytë Gjyqësor dhe Palët se ajo nuk ka më ndërmend të mbështetet në provat e [REDAKTUAR]. Si rrjedhojë, Mbrojtja nuk do të dorëzojë asnjë kërkesë në pajtim me Rregullën 154 në lidhje me këtë dëshmitar”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Spanja kontrollon 199 udhëtarë nga Italia në ditën e parë të rikthimit të kontrolleve kufitare
  • 14:41Gjendja në pikat kufitare, përditësohen të dhënat
  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë