Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 08:04
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet sot, ku pritet të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Kështu bëri të ditur shefi i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën.

Kurti deklaroi se pritet të ketë edhe një propozim nga ky subjekt për shef të shtetit.

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti para mediave.

“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, theksoi ai.

“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. Ju e dini që Vetëvendosja është subjekt jo veçse i gjerë e i madh, por është më i madhi në Kosovën e pasluftës dhe besoj që nuk është vështirësia aty. Vështirësia do të jetë në hapat që na presin në vijim dhe uroj për një garë sa më demokratike, të hapur, dhe natyrisht sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë”, shtoi kreu i LVV-së.

vetvendosje

Më shumë nga Lajme

  • 13:05Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
  • 12:46Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë
  • 12:35Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, në Serbi shfaqet grafiti kërcënues: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
  • 12:32“Thatë”, Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim
  • 12:09RTK: Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës vendosen mbi urën e Ibrit