Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 17:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës pritet të jetë certifikimi i mijëra kandidatëve të partive të ndryshme politike, përfshirë ato parlamentare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në mbledhjen e sotme të KQZ-së, në rend dite është certifikimi i grupit të katërt të 36 subjekteve politike kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Deri më tani KQZ ka certifikuar 58 subjekte politike, prej të cilave janë 31 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 510 prej të cilëve 34 kandiatë për kryetarë të komunave dhe 476 për anëtarë të kuvendeve komunale.
Përveç kësaj, në rend dite pritet të jetë edhe njoftimi për vendimin e PZAP-it, i cili ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë pjesëmarrjen në zgjedhje të subjektit politik “Lidhja e Prishtinës”.
Sipas rendit të ditës të dërguar nga KQZ, për mbledhjen e datës 21 gusht, ora 17:00, këto janë subjektet politike të cilat janë rekomanduar për certifikim nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike:
Rekomandimi 61: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Iniciativa qytetare LËVIZJA PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 62: Rekomandim për de certifikimin e kandidatit nga subjekti politik të certifikuar: Iniciativa qytetare E VËRTETA, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 63: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve Partia Politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 64: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 65: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 66: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike SRPSKA LISTA, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 67: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 68: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike NISMA Socialdemokrate – NISMA, për Zgjedhjet 2025;
Rekomandimi 69: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 70: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike IRDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 71: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 72: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 73: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 74: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 75: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA, për Zgjedhjet Lokale 2025;
Rekomandimi 76: Rekomandim për certifikimin e subjektit politik dhe kandidatëve: Partia Politike PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK, për Zgjedhjet Lokale 2025;