Qeveria në detyrë, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian”.
Vendimi i datës 25 shkurt, 2022, është ndryshuar dhe plotësuar për të harmonizuar politikën e jashtme të vendit me atë të BE-së sa u përket sanksioneve, ku thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës zbaton sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
