Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie ka konfirmuar se do të diskutojnë rreth bashkëpunimit të mundshëm me Vjosa Osmanin, si dhe për raportin me Përparim Ramën.
Ajo tha se në këtë mbledhje do të flasin për aktualitetet politike, ndërsa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Lushaku pohoi se do të flasin për këto tema.
“Aktualitet politik a është Vjosa Osmani?”, u pyet ajo.
“Është”.
