Ka shkuar në mbi njëmijë, numri i të vdekurve nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shkalla e vërtetë e shpërthimit mund të jetë dy deri në katër herë më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare.
Duke folur në një samit shëndetësor në Ganë të mërkurën, Dr. Jean Kaseya, drejtor i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se janë konfirmuar 1,031 vdekje.
