Kanë kaluar mbi një vit që kur nuk dihet asgjë për fatin e veteranit të UÇK-së nga Hasi, Zylfi Tejeci.
Ai u zhduk më 23 janar të vitit 2025 dhe ende nuk është gjetur, thanë familjarët për Klanin.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.

Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime hetimore për gjetjen veteranit të UÇK-së.
“Që nga raportimi i rastit “Person i zhdukur” në janar të vitit të kaluar, Policia e Kosovës, në koordinim dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme hetimore për zbardhjen e rastit. Rasti mbetet ende nën hetime”, tha ai.