Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 21:22
Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

Mosdeklarimi i pasurisë brenda afateve ligjore u ka kushtuar me gjoba mbi 60 zyrtarëve publikë në vend. Ndaj tyre, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka shqiptuar masa ndëshkimore që arrijnë vlerën deri në 500 euro. Përderisa gjysma e këtyre gjobave tashmë janë shlyer, pjesa tjetër po trajtohet në procedurë të ankesave.

Agjencia ka dërguar dhjetëra kallëzime penale në Prokurori për dyshime rreth fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë, duke e zhvendosur këtë çështje nga thjesht gjoba administrative në raste të rënda penale në fazën e shqyrtimit.

Mbi 60 zyrtarë publikë janë gjobitur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor, ku gjysma e gjobave janë shlyer dhe pjesa tjetër është në procedurë ankesash. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nënvizon se vonesat lidhen me ndryshimet në pushtetin lokal.

“Kemi numër të madh të zyrtarëve nga Institucionet që kanë numrim më të madh të subjektit deklaruese siç është Policia, ATK, Doganat, poashtu kemi numër të madh siç e përmenda edhe nga niveli lokal”, tha Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, raporton RTK.

Gjobat e shqiptuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, për vonesë në deklarimin e pasurisë arrijnë vlerën deri në 500 euro, duke u zbatuar si masë e prerë administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Shumat e gjobave variojnë, janë 30 përqind e pagës varësisht nga shuma që kanë pranuar si pagë deri në 500 euro. Po them, ne nuk kemi qenë të lumtur fare që kemi qenë të detyruar ta kryejmë këtë proces, por është obligim ligjor zyrtar për ta kryer e pasurisë, e jo për ta mbikqyrur dhe në qoftëse shkelet ai obligim, pasojnë gjobat”, shtoi Buleshkaj.

Përveç gjobave administrative, procesi ka kaluar edhe në rrafshin penal. Agjencia ka dërguar dhjetëra kallëzime në Prokurori për raste që dyshohet se fshehën apo manipuluan pasurinë. Sipas udhëheqjes së APK-së, këto lëndë tani janë në duart e prokurorëve, nga të cilët pritet fjalë e fundit nëse këta zyrtarë do të përballen me gjyqin.

pasurisëgjobapenale

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë