Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit

GD
Gazeta Demos6 shkurt 2026 në 21:49
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ( ASK ) ka publikuar sot Statistikat e Hotelerisë për muajin dhjetor 2025, sipas të cilave është shënuar rritje e numrit të vizitorëve në hotele krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, gjatë dhjetorit 2025 në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 68 mijë e 293 vizitorë, prej të cilëve 27 mijë e 776 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 40 mijë e 517 vizitorë ishin të huaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 64 mijë e 380 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 6.1 për qind.

Numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve ishte 132 mijë e 148, prej të cilave 71 mijë e 624 net-qëndrime (54.2 për qind) u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 60 mijë e 524 net-qëndrime (45.8 për qind) nga vizitorët vendorë.

Sa i përket vizitorëve të brendshëm, rajoni i Pejës prin me numrin më të madh të vizitorëve, gjithsej 9 mijë e 655, si dhe me 26 mijë e 550 net-qëndrime. Rritje e theksuar e vizitorëve vendorë është shënuar edhe në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, ndërsa rënie është vërejtur në disa rajone të tjera.

Ndërkohë, numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje prej 2.5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Në total, gjatë dhjetorit 2025, Kosova është vizituar nga 40 mijë e 517 turistë të huaj, ku numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Më shumë nga Lajme

  • 11:52‘‘Mot me diell, ditë e madhe’’, shkoi në RMV për nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, Kurti pritet nga Mickoski
  • 11:40Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje
  • 11:39Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin
  • 11:38Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit
  • 11:37Konjufca: VV-ja i ka emrat për president konsensual, po e presim LDK-në