Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mbi 1 mijë e 800 operacione në gjashtë muaj në Spitalin e Mitrovicës

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 10:48
Mbi 1 mijë e 800 operacione në gjashtë muaj në Spitalin e Mitrovicës

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se rezultatet janë arritur falë punës së ekipeve mjekësore dhe stafit mbështetës, të angazhuar në ofrimin e shërbimeve kirurgjike për pacientët.

Në periudhën janar–qershor 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Smi Haxhibeqiri” janë kryer gjithsej 1 mijë e 824 operacione-ndërhyrje kirurgjike në repartet e ndryshme.

“Këto operacione janë realizuar me angazhimin e mjekëve specialistë të profileve kirurgjike, anesteziologëve, teknikëve të anestezionit, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës”, është bërë e ditur nga spitali.

Sipas statistikave të publikuara, numrin më të madh të ndërhyrjeve e kanë realizuar repartet e Obstetrikës dhe Kirurgjisë, me nga 334 operacione secila. Pas tyre renditen Oftalmologjia me 327 ndërhyrje, Ortopedia me 326, si dhe ORL-ja me 282 operacione.

Në Urologji gjatë kësaj periudhe janë kryer 144 ndërhyrje kirurgjike, ndërsa në Gjinekologji janë realizuar 77 operacione.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë kanë vlerësuar kontributin e stafit shëndetësor, duke theksuar se puna ekipore ka qenë një faktor i rëndësishëm në realizimin e këtyre ndërhyrjeve.

“Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjitha ekipeve shëndetësore, është bërë i mundur ofrimi i shërbimeve cilësore dhe trajtimi i pacientëve në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Më shumë nga Lajme

  • 10:42“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit
  • 10:32Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
  • 10:30Hamza: Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë
  • 10:29Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë
  • 10:14Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta