Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 14:41
Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

Dogana e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, duke arkëtuar mbi 1.15 miliardë euro.

Sipas të dhënave të doganës, gjatë periudhës janar–korrik 2026, të hyrat bruto kanë arritur në 1,153,076,683 euro, krahasuar me 1,085,940,460 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 6.18 për qind, apo rreth 67.14 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Dogana e Kosovës vijon të shënojë rezultate të qëndrueshme në mbledhjen e të hyrave dhe në përmbushjen e objektivave institucionale. Gjatë periudhës janar–korrik 2026, të hyrat bruto kanë arritur në 1,153,076,683.00 euro, krahasuar me 1,085,940,460.22 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 6.18 %, ose rreth 67.14 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rezultatet sipas kategorive:

  • Taksa e doganës: 110.61 milionë € në vitin 2026, krahasuar me 103.53 milionë € në vitin 2025 – rritje prej 6.84%.

  • Taksa e akcizës: 366.16 milionë € në vitin 2026, krahasuar me 352.05 milionë € në vitin 2025 – rritje prej 4.00%.

  • TVSH-ja: 673.47 milionë € në vitin 2026, krahasuar me 628.12 milionë € në vitin 2025 – rritje prej 7.21%.

Rritja e të hyrave reflekton punën e vazhdueshme të Doganës së Kosovës në administrimin dhe mbledhjen e të hyrave, forcimin e kontrolleve doganore, përmirësimin e efikasitetit operacional dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit, digjitalizimin e proceseve dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.

euromilionëhyrave

Të ngjashme

Dy persona gjobiten me nga 500 euro për ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura në Malishevë

Dy persona gjobiten me nga 500 euro për ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura në Malishevë

15:57
Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drejt përfundimit

Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drejt përfundimit

20:13

Më shumë nga Lajme

  • 19:25Kurti pret në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve
  • 19:12Haki Abazi dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale: Pretendon tri vepra penale
  • 19:03“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit
  • 18:57Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki
  • 18:33Plagosja e dyfishtë në Shqipëri, identifikohet i dyshuari që shtiu në drejtim të dy shokëve