Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Mbetjet e zjarrit mund të biejnë në çdo moment”, shqetësohen banorët e ndërtesës në Emshir: Është rrezik që të ndodh ndonjë tragjedi

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 16:02
“Mbetjet e zjarrit mund të biejnë në çdo moment”, shqetësohen banorët e ndërtesës në Emshir: Është rrezik që të ndodh ndonjë tragjedi

Mbrëmja e 26 qershorit të këtij viti rezultoi mjaft e rëndë për banorët e kullës 3 në lagjen Emshir të Prishtinës, ku si pasojë e një incidenti, u përfshi në flakë kulmi i kësaj ndërtese. Rreth tre muaj pas kësaj ngjarjeje, banorët po i vuajnë edhe më shumë pasojat, raporton GazetaDemos.

Moti i ligë i cili po përcillet me reshje të dendura shiu e bore, kanë shqetësuar banorët atje, të cilët po bëjnë çmos që ta largojnë me vetiniciativë sasinë e madhe të ujit dhe t’i eliminojnë rreziqet potenciale.

Ekipi i GazetësDemos sot qëndroi në vendngjarje, ku pa nga afër vështirësitë me të cilat po përballen banorët atje.

Luan Durmishi, banor i kësaj lagje, ka treguar për Gazetën Demos se si pasojë e kësaj djegie tashmë katër banesa janë totalisht të pabanuara, teksa shprehu shqetësimin e madh të tyre për ndonjë fatkeqësi të mundshme nga rrënojat dhe objektet e lagura që ndodhen aty. “Djegia ka filluar në banesën e komshiut në muajin qershor. Dëmet janë marramendëse. Është pothuajse i tërë kulmi i djegur. Katër banesa janë të pabanuara. Kjo banesë është më e dëmtuara. Tash nga reshjet e mëdha veç ka filluar rreziku permanent, ku uji po depërton edhe në banesat e komshinjëve poshtë”. Ai shtoi se sikur autoritetet komunale ashtu edhe shtetërore, duhet të marrin masa sa më shpejt të jetë e mundur, pasi sipas tij, ekziston rreziku për ndonjë tragjedi.

“Autoritetet e Komunës kanë qenë në fillim, ku e kanë sanuar problemin duke e fikur zjarrin, dhe kanë qenë edhe dy herë. Një herë ka qenë edhe kryetari Përparim Rama. Deri më tani nuk është ndërmarr asgjë për shkak të arsyeve të bllokadave që janë bërë në buxhet”. “Duhet të marrin masa sa ma shpejt, sepse rreziku është permanent që të ndodh ndonjë tragjedi te kalimtarët e rastiti, sepse mbetjet që janë [nga zjarri], siç po shihen edhe dritaret, mund të bien në çdo moment. E, atëherë më nuk mund të justifikohet asnjë arsye”, tha ai. I pyetur se sa është dëmi i shkaktuar nga ky incident, Durmishi shtoi se vlera e tij është mbi 30 mijë euro. “Sigurisht që vlera e dëmit është mbi 30 mijë euro. Katër familje jemi pa banesa, jemi duke banuar në banesa me qira. Edhe sa i përket banimit me qira, ende nuk kemi marr ndonjë vendim për kompenzime. Po presim derisa të bëhet shumë vonë, e që nuk ishte dashtë. Krejt çka mundem me thanë që po lutemi të mos ndodh ndonjë tragjedi, sepse shpesh herë ne i presim tragjeditë që të marrim masa”, shtoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë
  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre