Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 12:49
Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave.

Kurti këto deklarata i bëri gjatë prezantimit të raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me gërmimet e zhvilluara në veri të Kosovës.

Sipas tij, në lokacionin e parë, në fshatin Kalludër, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin 13 personave.

“Në varrin masiv në Kalludër janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 13 personave”, tha Kurti.

Ndërkaq, në lokacionin e dytë, në fshatin Jabukë, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave.

“Në varrin masiv në Jabukë, në lokacionin e dytë, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave”, deklaroi ai.

Kurti tha se në një tjetër varr masiv në Kalludër janë gjetur mbetje mortore të së paku gjashtë personave.

Ai bëri të ditur se tashmë ka nisur faza e identifikimit të mbetjeve mortore.

“Tashmë kemi hyrë në fazën e identifikimit, pasi që veç janë marrë dhe dërguar për analizë të ADN-së mostrat e mbetjeve që dyshohet se i përkasin katër personave të gjetur në fshatin Jabukë, ndërsa për të tjerët po vazhdon procesi i ekzaminimeve në IML”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se numri 23 përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.

“Numri 23 përkon me atë që njihet si grupi i intelektualëve, të cilët më 19 prill të vitit 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. Por procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe bashkë me familjet t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër”, tha Kurti.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, tha se në tri lokacionet janë zhvilluar gërmime dhe zhvarrosje të mbetjeve mortore, raporton Telegrafi.

“Varri i parë masiv ka qenë në Kalludër, ku janë identifikuar mbetjet mortore të 13 personave, të cilat janë dërguar pastaj në IML”, tha Limani.

Sipas tij, në varrin e dytë janë gjetur katër mbetje mortore, të cilat kryesisht kanë qenë trupa të kompletuar, ndërsa në varrin e tretë masiv janë gjetur mbetje mortore të gjashtë personave.

“23 persona deri tani janë identifikuar dhe procesi i zhvarrosjes ka përfunduar me sukses. Tani e tutje këto mbetje mortore do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjeko-ligjor nga IML”, deklaroi Limani.

Gjatë prezantimit u bë e ditur se tri lokacionet e gërmimeve ndodhen në veri të Kosovës, në komunën e Zubin Potokut, përkatësisht në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në një zonë në juglindje të Zubin Potokut.

Kurti ka përmendur edhe armatimin e gjetur në këto lokacione, duke thënë se armët janë dërguar për ekzaminim dhe analizë.

“Ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë të enjten e kaluar prezantuan një sasi të madhe të armatimit të gjetur ndërmjet këtyre lokacioneve, armë të cilat janë dërguar për ekzaminim dhe analizë për lidhjen potenciale të tyre me krimin dhe masakrat e kryera në këto tri lokacione”, tha ai.

Kurti kërkoi gjithashtu nga faktorët ndërkombëtarë që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për zbatimin e deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023.

“Faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtrojnë trysninë ndaj Serbisë që të zbatojë deklaratën për personat e zhdukur me dhunë të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, u shpreh Kurti.

Ai përsëriti thirrjen për hapjen e arkivave të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën tha se ka kryer masakra në Drenicë dhe në pjesë të tjera të Kosovës.

mortorepersonavembetje

Të ngjashme

Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

12:20

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme
  • 13:29E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova
  • 13:26Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
  • 13:15Deliu - Kodra: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për kontratën e Trainkos-it dhe ka heshtur
  • 12:58Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë e Kosovës