Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

GD
Gazeta Demos9 tetor 2026 në 14:50
Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Në Prishtinë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, në kuadër të dialogut të rregullt politik dhe institucional ndërmjet dy vendeve.

Konsultimet u kryesuan nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj dhe Ambasador i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, z. Naoki Takahashi.  Gjatë konsultimeve, palët diskutuan për marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, si dhe mundësitë për iniciativa të reja në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet dhe sfidat rajonale, përfshirë sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe çështje me interes të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh. Në këtë kuadër, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë në forumet ndërkombëtare dhe mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Konsultimet rikonfirmuan rëndësinë e dialogut të rregullt ndërmjet dy vendeve dhe gatishmërinë e përbashkët për të vijuar angazhimin në drejtim të forcimit të marrëdhënieve Kosovë–Japoni dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

ndërmjetkonsultimetkosovës

Të ngjashme

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

14:50
Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

12:40
Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

10:53
Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

08:48

Më shumë nga Lajme

  • 15:23Ngjarje e rëndë dyshohet në Gjilan, raportohet për të vrarë
  • 15:16ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike
  • 15:06Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit
  • 14:51Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtetasit të RMV, ishte kapur me 6 kg marihuanë
  • 14:44Prokurori: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s