Analisti politik Halil Matoshi, duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në Francë dhe raportet e tij me presidentin francez Emmanuel Macron, ka vlerësuar se është pozitive që Kosova po përfaqësohet në këtë nivel.
“Sido që të jetë, mirë që Kosova është aty e pranishme përmes kryeministrit Kurti, u shpreh Matoshi në Politiko.
Ai tha se mes Kurtit dhe Macronit duket se ekziston një raport i mirë, duke vlerësuar se dy liderët kanë një lloj kimie që funksionon në raportet e tyre.“Duket që zoti Kurti ka njëfarë kimie me Macronin, që funksionojnë bashkë, por mbetet të shihet tash”, deklaroi ai.

