Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Matoshi: Nëse Kurti ka ndonjë qëllim të fshehtë, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë-dimër

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 20:36
Matoshi: Nëse Kurti ka ndonjë qëllim të fshehtë, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë-dimër

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit. Pas shqyrtimit të ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme, sot pas 1 muaji u certifikuan rezultatet, transmeton lajmi.net.

Tash është hapur rruga për partitë politike që të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë institucionet e reja.

Në lidhje me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar analistin e njohur, Halil Matoshi. Në prononcimin e tij, Matoshi u shprehë pesimistë në lidhje me formimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, fjalët e Kurtit nuk japin shpresë se do të ketë institucione të qëndrushme.

“Paralajmërimi i Albin Kurtit për rendin e gjërave nuk jep shpresë se Kosova do të ketë institucione të qëndrueshme. Ai po flet për bisedime me opozitën për President/e por jo për marrëveshje politike për ndarje pushteti. Po flet për konsensus rreth Presidentes/it por jashtë pakos së Kuvendit dhe Qeverisë. E sheh presidentin si çështje të te gjithëve, por jo edhe të serbëve kosovarë, të përfaqësuar në Kuvend nga Lista Serbe.”

“Kurse Kuvendin dhe Qeverinë si çështje të partisë së parë, Kuvend të drejtuar nga VV dhe Qeveri të formuar vetëm nga VV dhe pakicat joserbe, me vi të kuqe edhe për opozitën edhe për Listën serbe. Gjithçka është në dorën e tij. Nëse Kurti sinqertë dëshiron t’i japë vendit institucione stabile ai Presidenten/in do t’ia rezervojë opozitës, e nëse ai ka ndonjë qëllim të fshehtë, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme rishtas në vjeshtë-dimër, 2026.”, tha Matoshi në prononcimin e tij për lajmi.net.

Në bazë të rezultateve të certifikuara, ndarja e ulëseve për partitë shqiptare do të jetë kështu: Lëvizja Vetëvendosje 53, PDK 22, LDK 18, AAK 7.

Halil Matoshi

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme