Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mashtrimet me sms ku qytetarëve po u merren të dhënat bankare, Policia në Prizren del me njoftim

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 14:07
Mashtrimet me sms ku qytetarëve po u merren të dhënat bankare, Policia në Prizren del me njoftim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është deklaruar lidhur me një dukuri shqetësuese që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.

Policia njoftoi se qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Sipas njoftimit, në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet.

Këshilla për qytetarët: Mos hapni linke të dyshimta

Mos klikoni në lidhje (linke) të panjohura të pranuara përmes SMS apo aplikacioneve.

Mbroni të dhënat personale

Mos ndani fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.

Raportoni menjëherë

Nëse dyshoni për mashtrim, lajmëroni rastin menjëherë në polici.

Siguria është prioritet

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe luftimin e veprimeve të kundërligjshme.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 16:06Kolona në kufi, këto janë pritjet në pikëkalimet me Kosovë
  • 15:59QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut
  • 15:48‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati
  • 15:26Specialja cakton datat e fjalëve përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, seancat nisin më 10 shtator
  • 15:25Gjest i mirë në Prizren: Nxënësja gjen kuletën me para e dokumente dhe ia dorëzon policisë