Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mashtrime në emër të KEDS, qytetarëve u kërkohen pagesa përmes linqeve

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 20:58
Mashtrime në emër të KEDS, qytetarëve u kërkohen pagesa përmes linqeve

KEDS ka paralajmëruar konsumatorët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë së fundmi në telefonat mobilë, të cilat paraqiten rrejshëm si njoftime zyrtare të kompanisë dhe kërkojnë pagesën e energjisë elektrike përmes linqeve të dyshimta.

Nga KEDS bëhet e ditur se kompania nuk dërgon mesazhe SMS për pagesa dhe nuk kërkon asnjëherë pagesa përmes linqeve.

Për këtë arsye, qytetarët ftohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

Në rast se pranojnë një mesazh të tillë, KEDS këshillon që të mos klikojnë në asnjë link, të mos vendosin të dhëna bankare apo personale në linqe të dyshimta.

Sipas njoftimit, pagesat për energjinë elektrike vazhdojnë të bëhen vetëm në mënyrat zyrtare, përkatësisht në pikat e KESCO-s dhe përmes platformës e-KESCO. Për informacione të sakta, konsumatorët duhet t’i referohen vetëm njoftimeve të publikuara në faqet zyrtare të KEDS.

KEDS

Më shumë nga Lajme

  • 10:42“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit
  • 10:32Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
  • 10:30Hamza: Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë
  • 10:29Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë
  • 10:14Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta