Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MASh-i nis bashkëbisedimet me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 21:54
MASh-i nis bashkëbisedimet me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, ka nisur ciklin e bashkëbisedimeve me prindërit në nivel vendi, në kuadër të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.

Në njoftim bëhet e ditur se, takimi i parë është mbajtur në Prishtinë, ku prindërit patën mundësinë të shprehin shqetësimet, të paraqesin propozimet dhe të japin rekomandime për të ardhmen e sistemit arsimor në Kosovë.

Ministri Çeku ka theksuar se arsimi është çështje që prek çdo familje dhe se përmirësimi i sistemit arsimor kërkon angazhim të përbashkët.

Sipas tij, përfshirja aktive e prindërve është thelbësore për të siguruar që shqetësimet dhe nevojat e tyre të merren parasysh në vendimmarrje.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, ka vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së prindërve në proceset vendimmarrëse që lidhen me arsimin.

Ai ka theksuar gjithashtu rolin e Këshillit në përcjelljen e kërkesave, shqetësimeve dhe propozimeve të familjeve.

Gjatë takimit, prindërit kanë ndarë përvojat e tyre dhe ngritën çështje që lidhen me sfidat e nxënësve dhe familjeve në sistemin arsimor, duke ofruar ide dhe rekomandime për përmirësimin e tij.

“Cikli i bashkëbisedimeve do të vazhdojë edhe në qendrat e tjera rajonale të Kosovës, me synimin që prindërit nga mbarë vendi të kontribuojnë në strategjinë e re të arsimot, që do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të sistemit arsimor për dekadën e ardhshme”, theksohet në njoftim.

prindëritarsimitstrategjinë

Të ngjashme

Ministri Çeku diskuton Strategjinë e Arsimit me drejtorët e institucioneve parashkollore

Ministri Çeku diskuton Strategjinë e Arsimit me drejtorët e institucioneve parashkollore

20:04

Më shumë nga Lajme

  • 22:32Baton Haxhiu: Në VV s’kanë shije, a e keni pa si vishen – veç me të zeza
  • 22:20Sa shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc u janë pasivizuar adresat? Flet Shaip Kamberi
  • 22:17Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë
  • 22:13Vdekja e gruas me kancer, Zemaj: Pacientët pa terapi, Meditech-ut mbi 90 milionë nga tenderët
  • 22:12Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist