Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, Osmani: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 11:56
Masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, Osmani: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë nga shtëpitë e tyre.

Osmani ka thënë se ky ishte krim i hapur kundër njerëzimit dhe përpjekje për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në pjesën veriore të këtij qyteti.

“Në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt të thellë një nga plagët më të rënda të pasluftës. Në ato ditë të errëta, bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë nga shtëpitë e tyre.

Ky ishte një krim i hapur kundër njerëzimit, një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e një qyteti dhe për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në pjesën veriore të këtij qyteti. Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme.

Përulemi para viktimave dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre, ngase e vërteta, kujtesa dhe drejtësia janë themeli mbi të cilin ndërtohet paqja e qëndrueshme”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht
  • 21:52Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
  • 21:43Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse
  • 21:27Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë përfundimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
  • 21:13Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor