Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Martesa për letra në Gjermani, 6.200 euro për leje qëndrimi - në qeli zyrtarja e dyshuar

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 16:51
Martesa për letra në Gjermani, 6.200 euro për leje qëndrimi - në qeli zyrtarja e dyshuar

Një punonjëse e Zyrës së të Huajve në Koln të Gjermanisë dyshohet se për vite me radhë ka qenë e përfshirë në një rrjet të kontrabandimit të emigrantëve, që siguronte leje qëndrimi në këmbim të përfitimeve të kundërligjshme.

Në kuadër të hetimeve për këtë rrjet të dyshuar, në qendër është edhe një martesë e dyshuar si fiktive mes një shtetaseje bullgare dhe një shtetasi indian, përmes së cilës dyshohet se synohej sigurimi i lejes së qëndrimit, raporton BILD

Sipas dyshimeve të hetuesve, gruaja, bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë kanë organizuar leje qëndrimi në këmbim të parave. Shtetasi indian dyshohet se ka paguar 6.200 euro vetëm për të përfituar nga kjo skemë.

Një video e ceremonisë së martesës ka tërhequr vëmendjen e hetuesve, pasi pretendohet se nusja dinte shumë pak për burrin me të cilin po martohej.

Kjo ka ngritur dyshime se martesa mund të jetë lidhur vetëm për të siguruar të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

Sipas raportimeve, hetimet përqendrohen edhe te roli që dyshohet se ka pasur punonjësja e administratës në shqyrtimin dhe përpunimin e aplikimeve për leje qëndrimi

Bazuar në pretendimet që po hetohen, skema mund të ketë përfshirë martesa fiktive, përdorimin e banesave dhe dokumente të falsifikuara për të krijuar kushtet e nevojshme për marrjen e lejeve të qëndrimit.

Deri më tani, këto janë dyshime të ngritura në kuadër të hetimeve dhe jo fakte të provuara me vendim gjykate.

Roli konkret i secilit person të përfshirë mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet.

lejeqëndrimimartesa

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS
  • 17:33Ngrihen çadra pas Kryeministris në Tiranë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar
  • 17:32Sulmuan Gjykatën e Apelit duke thyer xhamat, vihen në pranga 5 persona, shpallen në kërkim 15 të tjerë
  • 17:08​Kamberi: Politikanët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e kontrollit mbi Kosovën
  • 16:58Balla vizitë në spital, iu uron shërim të shpejtë të gjithë policëve dhe qytetarëve