Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marshi për Liri i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më masivi!

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 18:48
Marshi për Liri i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më masivi!

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka folur për organizimin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.Tasholli ka folur për marshin që mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

“Po, sot një javë e kemi Marshin e Lirisë, në orën 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’”, tha Tasholli.Ai u shpreh i bindur se ky marsh do të jetë më i madh në krahasim me dy marshimet e mëparshme të organizuara nga kjo platformë.

“Me siguri se do të jetë marshi më i madh në krahasim me dy të tjerët që i kemi organizuar dhe do të jetë organizimi më masiv në këto gjashtë vite angazhim te ‘Liria ka Emër’”, tha ai.Tasholli tregoi se gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me qytetarë, organizata dhe komunitete të ndryshme, duke theksuar gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje.

“Këtë e vërejmë edhe në terren, që nga mëngjesi deri në darkë jemi rrugëve duke takuar njerëz, duke takuar organizata, komunitete të caktuar dhe gatishmëria e tyre është e paparë deri më tash për shkak të shumë arsyeve”, deklaroi TasholliSipas tij, një ndër arsyet kryesore të këtij mobilizimi është se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e vendimit që pritet të merret në Hagë.

“Por një ndër arsyet kryesore është që qytetarët e kanë kuptuar peshën e vendimit që do të ndodhë atje”, u shpreh aiTasholli përmendi edhe afrimin e emocionit me verdiktin si një faktor tjetër që, sipas tij, po ndikon në masivizimin e pjesëmarrjes.

Ai shtoi se qytetarët janë të gatshëm të marrin pjesë në marsh, duke theksuar lidhjen e me UÇK-në.“Do të thotë se secili është i gatshëm. Madje, unë e kam përshtypjen që me të vërtetë kjo shoqëri e do UÇK-në, e di rrugën e saj të sakrificës, krenarisë, dinjitetit, të dhimbjes”, tha Tasholli

tashollijetëmarshi

Të ngjashme

Çitaku, Vuçiqit: Ty nuk të frikëson marshi, por verdikti në Hagë

Çitaku, Vuçiqit: Ty nuk të frikëson marshi, por verdikti në Hagë

21:17

Më shumë nga Lajme

  • 19:32Vapa zbutet të dielën në Kosovë, rikthehet gradualisht nga e marta
  • 19:23“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët
  • 19:18Vdes 46-vjeçari i aksidentuar më 18 gusht në Loxhë të Pejës
  • 19:16“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë
  • 19:15Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur