Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marrje dhe dhënie ryshfeti në Vërmicë, aktakuzë ndaj dy personave – njëri nga ta polic

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 15:39
Marrje dhe dhënie ryshfeti në Vërmicë, aktakuzë ndaj dy personave – njëri nga ta polic

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.K., zyrtar policor, dyshohet se më 22 dhjetor 2025 në Pikën Kufitare në Vërmicë ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga B.C. për t’ia mundësuar hyrjen në Kosovë, ndonëse këtij të fundit i ishte refuzuar hyrja për mungesë dokumentacioni.

Pas marrjes së parave, A.K. dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin me veturën e tij bashkë me B.C. dhe e ka dërguar në Prizren. B.C. akuzohet për dhënie të ryshfetit dhe kalim të paautorizuar të kufirit, ndërsa A.K. për marrje ryshfeti. Prokuroria ka propozuar që të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe A.K.-së t’i shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike.

Njoftimi:

Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prizren, 03 Shkurt 2026, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.2, ndërkaq B.C., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 par.1 dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 par. 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.K., me datë 22.12.2025, rreth orës 08:10 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, në cilësinë e zyrtarit policor, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga i pandehuri B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. I njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe i veshur me uniformë policore, i ka mundësuar B.C., hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit i ishte refuzuar hyrja nga Policia e Kosovës për mungesë dokumentacioni. Pas marrjes së parave, A.K., e ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me veturën e tij, bashkë me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren.

Me këto veprime, A.K., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërkaq B.C., ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, ka propozuar që të pandehurit A.K., përveç dënimit kryesor, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim