Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marrëveshja për të Burgosurit, gazetarët danezë e pyesin Osmanin: Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 11:24
Marrëveshja për të Burgosurit, gazetarët danezë e pyesin Osmanin: Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian që po mbahet sivjet në Kopenhagë. Para se të nisin punimet e takimet, Osmani u ndal te shtypi për pyetjet e tyre.

Gazetarët vendas aty u interesuan për marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të strehuar të burgosur të saj.

“Kjo është shtyrë shumë herë. A mund të jepni disa garanci që do të realizohet vërtet?”, u pyet Osmani.

“Në fakt tashmë është realizuar dhe si presidente jam angazhuar personalisht. Është ratifikuar nga parlamenti ynë. Tani pjesa tjetër janë kryesisht çështje teknike mes dy ekipeve se si do të zbatohet ky marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës. Për ne është shumë e rëndësishme dhe po ashtu është edhe për Danimarkën, si partnerë të afërt, që çdo gjë të bëhet dhe të zbatohet në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Por nuk ka pasur vonesa. Në fillim ka pasur disa vonesa me ratifikimin në parlamentin tonë, por kanë kaluar disa muaj tashmë që ai ratifikim është përfunduar. Tani janë vetëm ekipet teknike që po bëjnë punën e tyre”, tha Osmani.

Më pas asaj iu shtrua një pyetje tjetër.

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”.

Osmani në përgjigje tha se s’ka të bëjë me atraktiven, por me kthimin e të mirës meqë Danimarka i qëndroi Kosovës krah në kohët e saj të vështira të luftës.

“Nuk ka të bëjë me strehimin e kriminelëve. Vendet që mbrojnë të njëjtat vlera, vendet që janë aleatë, e mbështesin njëri-tjetrin. Në kohën kur ne po përjetonim gjenocid, Danimarka ishte një nga vendet që qëndroi pranë nesh dhe erdhi të na shpëtonte jetën. Tani jemi në gjendje të kthejmë mbështetjen kur Danimarka ka nevojë për ne për të mbrojtur vlerat për të cilat qëndrojmë, ne do të jemi aty për Danimarkën. Kjo nuk ka të bëjë me shkeljen e asnjë standardi të të drejtave të njeriut që ekziston. Ka të bëjë me respektimin e atyre standardeve, por jo vetëm, por së bashku [me Danimarkën]. Ky është ndryshimi i vetëm. Mbështetja e ndërsjellë nuk ka të bëjë kurrë me të qenit tërheqës për kriminelët. Mbështetja e ndërsjellë ka të bëjë me mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut, së bashku. Pra të jesh aty për njëri-tjetrin – dhe kjo është ajo që po bëjmë për Danimarkën – në të njëjtën mënyrë që Danimarka qëndroi me ne në kohën kur kishim nevojë”.

Më shumë nga Lajme

  • 14:53PSRK e intervistoi si të dyshuar, Aliu: Asgjë s’mund të më ndërlidh me këtë proces, kam punuar sipas ligjit
  • 14:32Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu: Produktet të tërhiqen nga tregu dhe veprimtaria pa autorizim të suspendohet
  • 14:31Haziri: LDK do të japë kontribut për stabilitet politik, gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve
  • 14:30Bajrami: Jam për një marrëveshje të mirë për Kosovën dhe LDK-në
  • 14:00Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së