Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të maratonës Prishtina 2025 do të ketë kufizime të plota ose të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.
“Ju njoftojmë se për shkak të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.”
Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te kyçja në autostradën Ibrahim Rugova.
Plani do të zbatohet nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.
Lidhur me këtë, Policia ka publikuar disa udhëzime për shoferë:
1. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.
