Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Një burim frymëzimi për kombet anembanë botës

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 10:32
Maqedonci uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Një burim frymëzimi për kombet anembanë botës

Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin dhe institucionet amerikane, duke theksuar vlerat që SHBA-ja përfaqëson dhe marrëdhënien e fortë mes dy vendeve.

“Kam kënaqësinë t’i përcjell popullit, institucioneve dhe në veçanti Departamentit të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për këtë ditë të shënuar,” deklaroi Maqedonci.

Ai vlerësoi rolin historik të SHBA-së në promovimin e lirive dhe të drejtave themelore.

“Ky përvjetor është një dëshmi e qëndrueshmërisë së vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, që Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur dhe promovuar ndër shekuj, duke qenë një burim frymëzimi për kombet anembanë botës.”

Maqedonci shprehu gjithashtu mirënjohjen për miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe shprehu optimizëm për të ardhmen.

“Duke e vlerësuar lart marrëdhënien miqësore dhe bashkëpunimin e thellë mes vendeve tona, shpreh bindjen se këto lidhje do të vazhdojnë të thellohen dhe të kontribuojnë për paqen, sigurinë dhe mirëqenien tonë të përbashkët.”

Në fund, ministri uroi popullin amerikan për shëndet dhe prosperitet.

“Uroj shëndet, mbarësi dhe përparim të mëtejshëm për popullin mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”.

Më shumë nga Lajme

  • 10:50Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen?
  • 10:10Sot inaugurohet presidentja e re e Kosovës
  • 10:1072-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit, dyshohet se ra nga ballkoni
  • 09:47Oda Amerikane mirëpret kompletimin e arkitekturës institucionale të Kosovës
  • 09:39Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për Presidenten e re të Kosovës