Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 18:17
Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij.

Përmes një njoftimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e mbrojtjes.

Sipas tij, ambasadori Huchet e ka uruar për mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmërinë që të kontribuojë në hapjen e kanaleve të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Francës.

Maqedonci ka theksuar se Kosova synon ta avancojë partneritetin me Francën në fushën e trajnimeve, shkollimit ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorin e ka njoftuar edhe për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Programin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, si dhe avancimin e kapaciteteve për prodhimin e municioneve.

Ministri Maqedonci ka vlerësuar se Franca mbetet aleat dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, duke theksuar synimin për thellimin e mëtejmë të këtij partneriteti, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

maqedoncifrancësmbrojtjes

Të ngjashme

Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

15:42

Më shumë nga Lajme

  • 19:20Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person
  • 19:13Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cenueshme, qytetarët raportojnë probleme në aplikim
  • 19:09Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE
  • 19:08Tensionet në protestë, lëndohet një kalimtar pranë Rrugës së Barrikadave
  • 19:03Pushteti në Kosovë goditi Ramën për protestat, Baze: Kurti importon miell nga Serbia, eksporton demonstrues këtu